Tahiri-Kurtit: Do të ishim në një situatë tjetër, po të mos eksperimentoje me çështjen e targave

Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se, po të mos eksperimentonte kryeministri Kurti me çështjen e targave, tashmë situata do të ishte krejtësisht tjetër

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, në seancën e së enjtes në Kuvendin e Kosovës ku po diskutohet për marrëveshjen e Ohrit në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, ka thënë se gjendja në vend tashmë është kritike dhe nuk është ashtu siç po portretizohet.

Tahiri ka thënë se, po të mos eksperimentonte kryeministri Kurti me targa, tashmë do të ishte situata krejtësisht tjetër.

Tutje, ka thënë se me këtë marrëveshje dialogu do të vazhdojë me vite dhe duhet të përdoret si mundësi nga Kurti dhe të mos përdoret si debat ndërmjet pushtetit dhe opozitës.

“Ne duhet të jemi të sinqertë me qytetarët e Kosovës. Marrëveshja është përmbyllur në ditën kur është dakorduar dokumenti i parimeve, është pjesë integrale e një marrëveshjeje që i jep detyrime palëve, Kosovës dhe Serbisë. Me këtë marrëveshje dialogu dhe diskutimi me BE do të vazhdojë me vite, duhet të përdoret si mundësi e forcimit të shtetit të Kosovës”, ka thënë Tahiri.

Sipas tij, në dialog duhet të përfshihen Shtetet e Bashkuara të Amerikës si monitoruese dhe Kurti të mos humbë cakun për njohjen reciproke, pasi, sipas tij, Plani Evropian nuk e përmban njohjen reciproke.

“Në dialog duhet të përfshihen Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Është e rëndësishme që kryeministri mos ta humbë cakun dhe qëllimin, mos ta shfrytëzojë këtë diskutim ai luftë e pushtetit ndaj opozitës pro si një mundësi që mos t’i ikë asnjë detaj, dhe të marrë kujdesin relevant për njohjen reciproke. E dimë se ky dokument nuk e përmban, po ai duhet ta ketë këtë qëllim. Kërkohet pragmatizëm dhe qëndrim burrështetasi”, ka vijuar ai.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika