LIBE miraton liberalizimin e vizave për Kosovën

Me 47 vota pro, 8 kundër dhe katër abstenime LIBE ka miratuar liberalizimin e vizave për Kosovën

Flamuri i Bashkimit Evropian

Komisioni për Drejtat Civile, Drejtësi dhe Punët e Brendshme (LIBE) të enjten ka miratuar liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha.

Kjo pikë kaloi me 47 vota pro, 8 kundër dhe katër abstenime.

“Siç është pritur me mbështetje pothuaj unanime edhe Komisioni për Drejtat Civile, Drejtësi dhe Punët e Brendshme (LIBE) e miratoj liberalizimin e vizave për Kosovën. 47 vota ishin pro, 8 kundër dhe 4 abstenuan”, ka thënë Shasha.

Shasha ka theksuar se rruga është e hapur për votimin final të Rregullores 2018/1806 në seancën plenare më 18 prill 2023 dhe nënshkrimin ceremonial të liberalizimit të vizave për Kosovën.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika