Vrasja në Top Channel, presidenti Begaj: Organet ligjzbatuese ta zbardhin sa më shpejt rastin

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka reaguar nëpërmjet rrjeteve sociale, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në televizionin Top Channel pak orë pas mesnate

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në televizionin Top Channel pak orë pas mesnate.

Nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale, Begaj u ka bërë thirrje organeve ligjzbatuese që ta zbardhin sa më parë dhe me përgjegjësinë më të lartë këtë ngjarje kriminale.

Po ashtu, presidenti shqiptar i ka shprehur ngushëllime familjes së rojës së sigurimit, i cili mbeti viktimë shkak i gjuajtjeve me armë zjarri.

“Ngjarje vërtet e rëndë, ajo e orëve të para të mëngjesit, ku godina e televizionit kombëtar ‘Top Channel’ është qëlluar me armë, e ku për pasojë ka humbur jetën roja i sigurisë Pal Kola. Teksa i shpreh ngushëllimet e mia familjes së z. Kola, inkurajoj organet ligjzbatuese ta zbardhin sa më shpejt dhe me përgjegjshmërinë më të lartë këtë ngjarje kriminale”, ka shkruar Begaj në Facebook.

Televizioni shqiptar, Top Channel, është përballur me një situatë të rëndë mesnatën e së dielës, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të rojës së sigurimit nga persona ende të paidentifikuar.

Roja i sigurisë, Pal Kola, ka humbur jetën, pasi u qëllua me armë rreth orës 01:00, në rrethana ende të paqarta.

Në autostradën e Kavajës, te vendi i quajtur “Përroi i Agait”, është gjetur një automjet i djegur tip “Range Rover”, i cili dyshohet se u përket autorëve. Sipas informacioneve, targat e automjetit rezultojnë të vjedhura.

Policia është në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika