Osmani përkujton viktimat e lagjes “Dardania” në Pejë, të vrarë gjatë luftës nga regjimi serb

"Ne jemi të vendosur që kujtimin për ta dhe betejën për drejtësi të mos i ndalojmë asnjëherë", kështu i ka nderuar presidentja e Kosovës Osmani, viktimat e lagjes "Dardania" në Pejë të vrarë gjatë luftës nga regjimi serb

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar 40 burra, gra e fëmijë të lagjes “Dardania” në Pejë, të vrarë nga forca të regjimit gjenocidal të Serbisë.

E para e vendit ka nderuar të gjithë ata që u vranë më 27 mars të vitit 1999, dhe ka theksuar se kujtimi për ta dhe beteja për drejtësi nuk duhet të ndalohet asnjëherë.

“Më 27 mars të vitit 1999, 40 burra, gra e fëmijë të lagjes ‘Dardania’ në Pejë, u vranë barbarisht nga forca të regjimit gjenocidal të Serbisë. Sot i nderojmë të gjithë ata që u vranë në këtë ditë të trishtë dhe bashkëndjejmë me familjet e tyre. Ne jemi të vendosur që kujtimin për ta dhe betejën për drejtësi të mos i ndalojmë asnjëherë!”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika