Fitorja, e vetmja alternativë e “Dardanëve” ndaj Andorrës

Kosova do të presë këtë të martë Andorrën në “Fadil Vokrri”, për ndeshjen e dytë të fazës eliminatore të EURO 2024

Kombëtarja e Kosovës e ka mbajtur stërvitjen e fundit të hënën e 27 marsit para përballjes kundër Andorrës.

Kjo ndeshje zhvillohet, të martën në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrrri” në Prishtinë.

Atmosfera në radhët e Dardanëve para këtij dueli është shumë e mirë dhe të gjithë futbollistët janë të gatshëm për të dhënë maksimumin për ta shijuar fitoren e parë në rrugën drejt realizimit të objektivit madhor – kualifikimit në Evropian.

Pas arkëtimit të një pike të rëndësishme si mysafirë në Tel Aviv kundër Izraelit, Kombëtarja e Kosovës rikthehet para tifozëve dardanë, e gatshme për të dhuruar emocion e spektakël, por edhe për të arkëtuar tri pikët e plota.

Ndërsa para stërvitjes, në konferencën për media janë paraqitur përzgjedhësi, Alain Giresse dhe sulmuesi Vedat Muriqi.

Përzgjedhësi, Alain Giresse ka thënë se ekipi i tij vjen në këtë sfidë i motivuar dhe pa asnjë nënçmim ndaj rivalit, por me synim të qartë.

“Vijmë nga një rezultat pozitiv dhe do të bëjmë përpjekje që ta ruajmë këtë ecuri pozitive me fitore ndaj Andorrës. Pikën e fituar në Izrael mund ta vlerësoj pozitive, edhe pse kemi mundur ta fitojmë krejt ndeshjen. Andorra autsajder i grupit? Ne nuk e neglizhojmë aspak dhe as nuk e konsiderojmë të dobët. Në këtë garë duhet të tregojmë seriozitet maksimal në çdo ndeshje”, ka theksuar Giresse.

I pyetur për zhvillimet e fundit në federatë dhe nëse ka ndikuar kjo gjendje te ekipi ai ka thënë se ai është këtu për ta përgatitur ekipin sa më mirë për lojë dhe jo të merret me çështje tjera.

Ndërkaq, sulmuesi dardan, Vedat Muriqi ka thënë se kundër Andorrës hyjnë me të vetmin qëllim – fitoren.

“Pa e nënçmuar aspak kundërshtarin, në këtë ndeshje nuk mund ta mendoj dot një rezultat tjetër përveç fitores. Nëse duam të kualifikohemi në Evropian atëherë duhet ta fitojmë patjetër këtë ndeshje”, ka theksuar Muriqi.

Shija e redaktorit

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

Të fundit nga rubrika