Çitaku: Një Qeveri pa adresë, pa ambicie, pa vizion, pa guvernator, pa kryeprokuror, pa bord të Trustit, pa rritje të pagave, Pa, pa, pa, papaaaaa

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e ka kritikuar Qeverinë Kurti 2 duke thënë se është qeveri pa vizion

Nënkryetarja e Partisë Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj Qeverisë Kurti 2 duke thënë se është një ekzekutiv “pa vizion” dhe pa ambicie.

Sipas ish-ambasadores së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kjo qeveri ka lënë Trustin pensional pa bord.

Më tej, ajo ka aluduar se shteti i Kosovës është ende me ushtrues detyre të kryeprokurorit të Shtetit.

Gjithashtu, sipas Çitakut, Qeveria Kurti 2 nuk i ka rritur pagat.

Më poshtë mund ta lexonin statusin e plotë të nënkryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitakut.

“Një Qeveri pa adresë. Pa ambicie. Pa vizion. Pa Guvernator. Pa Kryeprokuror. Pa bord të Trustit. Pa rritje të pagave. Pa, pa, pa. Papaaaaa✋✋”, ka shkruar Çitaku në rrjetin e saj social, Facebook.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika