“Kanga Jonë”, emisioni me muzikën më të bukur shqiptare nga 3 prilli në “Radio Dukagjini”

Duke filluar nga tre prilli, Artan Bakija njëherit, autori i misionit "Kanga Jonë”, do të ju shoqëroj me muzikën më të bukur shqipe, nga dita e hënë në të enjten, nga ora 11:00 deri në ora 12:00

“Kënga Jonë” është emisioni më i ri që do të nis në kuadër të skemës së re programore në “Radio Dukagjini”, duke filluar nga data 3 prill.

Autori i këtij emisioni do të ju shoqëroj me muzikën më të bukur shqipe, nga dita e hënë në të enjten nga ora 11:00 deri në ora 12:00.

Përveç muzikës së mirëfilltë shqipe autori Artan Bakija, do të ju sjell informacione të detajuara për historinë e këngëve, tekstin autorin etj.

Kjo është bërë e ditur sot në emisionin “Radar” me Edita Dolin. Ndryshe, Artani është autori i emisionit “Kangë të Shpirtit” që ju shoqëron çdo të diele në valët e “Radio Dukagjinit”.

“Radio Dukagjini” nga dita e hënë do të nis me skemën e re programore pjesë e së cilës do të jenë shumë emisione e rubrika të veçanta.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika