Vela: Dy vetura të serbëve të Kosovës u dogjën të mërkurën, shkak targat RKS

Shefi i kabinetit të presidentes së Kosovës Vjosa Osmani ka bërë të ditur se në Zubin Potok janë djegur dy vetura të serbëve të Kosovës që ishin me targa RKS

Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, ka thënë se në mbrëmjen e së mërkurës dy vetura të serbëve të Kosovës, të cilat ishin me targa RKS, janë djegur në Zubin Potok.

Përmes një postimi në Twitter, Vela ka deklaruar se sipas Marrëveshjes së Brukselit targat RKS janë të vetmet legale në Kosovë.

Ai ka publikuar këto fotografi të veturave të djegura.

“Strukturat ilegale të Serbisë vazhdojnë frikësimin e serbëve vendas në Zubin Potok. Mbrëmë dy vetura në pronësi të serbëve të Kosovës janë djegur me sa duket vetëm për shkak se kishin targa të veturës RKS. Sipas marrëveshjes së Brukselit, targat e veturave të Kosovës janë të vetmet targa të veturave legale në të gjithë Kosovën”, ka shkruar Vela.

Për këtë rast ka bërë të ditur edhe Policia e Kosovës, ku thuhet se veturat e dy pronarëve ishin të regjistruara vetëm një javë parë.

“Më 30.03.2023, rreth orës 08:15, në stacionin policor në Zubin Potok janë paraqitur dy ankues meshkuj/kosovar të nacionalitetit serb dhe kanë raportuar se gjatë natës, konkretisht rreth orës 02:30, nga persona të panjohur iu janë djegur dy veturat e tyre private me targa të Republikës së Kosovës (RKS), sipas tyre të regjistruara rreth një javë më përpara”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Rasti në polici është hapur si “Zjarrvënie” dhe rasti vazhdon të mbetet nën hetim.

“Palët ankuese raportojnë se veturat e tyre kanë qenë të parkuara e lagjen e tyre, para shtëpive të banimit. Pas pranimit të informacioneve njësitet policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes duke angazhuar njësitë kompetente policore si dhe janë njoftuar ekspertë të zjarrit. Lidhur me rastin janë ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, është njoftuar prokurori kompetent me udhëzim të të cilit është iniciuar rasti “zjarrvënie” për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet tutje.

Shija e redaktorit

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

Të fundit nga rubrika