Haradinaj për planin evropian: Tash është i mundur anëtarësimi në NATO

Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së

Marrëveshja e arritur me Serbinë sipas kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, do ta mundësojë anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Sipas tij, Kosova duhet të bashkëpunoj me partnerët ndërkombëtarë për shkak se vetëm atëherë është i mundur suksesi i shtetit.

“E dimë kapacitetin tonë sa arrijmë ne vetëm, e shohim sa është dallimi kur punojmë bashkë me ta, shumë suksese i kemi arritë bashkë me ta, sidomos kryesoret, lirinë, pavarësinë, ushtrinë e Kosovës, ecjen përpara, besoj që ajo që është jetike, anëtarësimi në NATO është e mundshme tash”, ka thënë ai.

Haradinaj ka thënë tutje në Five në RTV Dukagjin se me planin evropian Kosova ka arritur të fitoj njohjen de-fakto nga Serbia.

Po ashtu, sipas tij në planin ndërkombëtar Kosova e ka edhe njohjen de-jure duke mos dhënë asgjë në shkëmbim.

“Në asnjë element të vetin, ska asnjë dalje nga Kushtetuta e ligjet e Kosovës, këtu është shpërblimi për Kosovën, nuk e kem marrë njohjen bilaterale me Serbinë por nuk na është kërku ndonjë kompensim i ri, apo jashtë Kushtetutës dhe ligjeve të vendit. Edhe pse nuk jemi fitues absolut, s’e kem nxjerr njohjen biletarale, e kemi njohjen de-fakto nga Serbia, njohjen de-jure nga Serbia për Kosovën në planin ndërkombëtar pa kompensime të reja, pa i dhënë diçka Serbisë”, ka thënë ai.

Haradinaj ka thënë se pretendimet e partive opozitare të cilat thonë se me këtë marrëveshje Kosova ka pësuar regres nuk qëndrojnë.

Për vetëmenaxhimin ai ka thënë se eksiton edhe sot në komunat e Kosovës dhe nuk ka asnjë rrezik.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika