Arrestohet një person, dyshohet se shiti barna në mënyrë të paligjshme në vlerë rreth 50 mijë euro

Foto ilustrim

Policia e Kosovës, ka njoftuar se një person nga komuna e Prishtinës është dërguar në mbajtje për veprën “keqpërdorim i besimit”.

Ai dyshohet se nga viti 2022, “duke keqpërdorur besimin, ka përvetësuar një sasi të barnave të cilat më pas i ka shitur te një person tjetër  (vlera e përafërt e dëmit të shkaktuar është rreth 50000 euro)”.

Sipas policisë i dyshuari është mashkull i moshës 41 vjeçare, i cili është dërguar në mbajtje për 24 orë, ndërkohë që policia është në kërkim të personit tjetër qe mund të jetë i përfshirë në këtë rast.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika