Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë se në Kosovë ka rritje ekonomike.
Çitaku i është kundërpërgjigjur duke thënë se “kryeministri po flet për rritje ekonomike sikur mos me jetu në Kosovë”.
Tutje ajo e ka shtruar pyetjen se “a jeton më mirë një familje në Kosovë sot, apo para 3 vitesh?” dhe “me pagën që e merr një mësues, polic, mjek, zjarrfikës, a arrin të mbulojë shpenzimet bazike?”.
Çitaku e ka përmendur edhe vendimin e fundit të ZRrE-së, për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, për 15.4%.
“Vetëm çmimi i energjisë sot është rritur sërish edhe për 15%. Dobët. Shumë dobët”, përfundoi ajo.