Drita kthen lidershipin, mposht Drenicën

Drita kthen lidershipin, mposht Drenicën

Skuadra e Dritës ka arritur të arkëtoj tre pikë të vlefshme në garën për kreun e tabelës. Bardhekaltërit kanë arritur të mposhtin Drenicën me rezultat 3-0.

Të tre golat janë shënuar në pjesën e dytë.

Teksa në pjesën e parë u ndëshkua me karton të kuq Agim Zeka, në minutën e 38-të për ti lënë kuqezinjtë me një lojtar më pak.

Serin e golave për ekipin nga Gjilani e nisi Leonat Vitija në minutën e 57-të.

Ishte Blend Baftiu i cili dyfishoi epërsinë për Dritën në minutën e 75-të.Ndërsa Muharrem Jashari shënoi dhjetë minuta më vonë për epilogun final të kësaj ndeshje.

Kjo fitore Dritën e dërgoi në vendin e parë me 55 pikë të grumbulluara, ndërsa Drenica vazhdon të mbetet e fundit në elitë me 23 pikë , dhe pas kësaj humbje rrezikon seriozisht rënien në ligën e parë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika