Rohde: UÇK-ja nuk po gjykohet në Hagë, por individë për krime lufte

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, duke folur për gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë,nëpërmjet rrjetit social Twitter, është shprehur se atje "nuk po gjykohet UÇK-ja, por individë që akuzohen për krime të rënda lufte"

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka konsideruar se Gjykata Speciale nuk po gjykon Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), por individë.

Nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Twitter, ambasadori gjerman ka thënë se “Marshi për Drejtësi”, më 2 prill, ka treguar për një “shoqëri të lulëzuar në Kosovë”.

“E drejta për të protestuar është thelbësore në çdo demokraci, dhe manifestimi i djeshëm në Prishtinë tregoi një shoqëri civile të lulëzuar në Kosovë”, ka shkruar ai.

“Por dua të ritheksoj: Nuk është UÇK-ja ajo që po gjykohet, por individë që akuzohen për krime të rënda lufte, krime kundër njerëzimit, zhdukje të personave dhe torturë”, ka shkruar tutje Rohde.

Mijëra qytetarë nga e gjithë Kosova marshuan të dielën në Prishtinë, nga çdo lagje dhe çdo fshat, me të vetmen kërkesë: drejtësi për liderët e UÇK-së që po akuzohen në Hagë të Holandës për krime lufte.

Ndërsa, të hënën e 3 prillit, shumë shqiptarë nga vende të ndryshme të Evropës kanë marrë rrugën drejt Hagës, për të dalë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pasi po këtë ditë ka nisur gjykimi i tyre në Gjykatën Speciale.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika