Bislimi dhe Petkoviq takohen sot në Bruksel

Zëvendëskryeministri i parë për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar të hënën për në Bruksel. Këtë të martë do të takohet me shefin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Petar Petkoviq

Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak (majtas), me kryenegociatorët nga Kosova dhe nga Serbia.

Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi dhe shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Petar Petkoviq, pritet të takohen këtë të martë në Bruksel, për diskutuar për hapat e ardhshëm në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Qeveria e Kosovës kishte thënë se Bislimi ka udhëtuar të hënën drejt Brukselit, “ku do të marrë pjesë në takimet e radhës në kuadër të procesit të dialogut”.​

Ky takim do të organizohet me ftesë të ndërmjetësuesit të dialogut Miroslav Lajçak.

Bashkimi Evropian ka thënë të hënën se shpreson që ajo që ka ndodhur ditëve të fundit në veri të Kosovës nuk do të ndikojë në takimin e kryenegociatorëve të Prishtinës dhe Beogradit.

Mbrëmjen e së shtunës janë djegur tri vetura në Leposaviq, komunë e banuar me shumicë serbe në veri të Kosovës. Dy prej veturave ishin me targa RKS, ndërsa njëra me targa të Beogradit.

Më pas, Policia e Kosovës ka njoftuar se e kishte arrestuar një pjesëtar të komunitetit serb në Mitrovicën e Veriut, nën dyshimin se, ndër të tjera, ka marrë pjesë në djegien e një veture.

Takimi Bislimi-Petkoviq është i pari pas takimit në Ohër, ku kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kanë arritur pajtueshmëri për zbatimin e Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve.

Kurti dhe Vuçiq janë pajtuar për tekstin e Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve, më 27 shkurt.

Me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e SHBA-së, dy vendet janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh nga viti 2011.

Ato kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumica e tyre nuk janë zbatuar dhe palët kanë fajësuar njëra-tjetrën për ngecje.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika