“Kundër shtetit që vret gratë”, paralajmërohet protestë për Sebahate Morinën

Organizata “Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës” ka paralajmëruar protestë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që kishte konstatuar se institucionet kanë dështuar ta trajtojnë rastin e së ndjerës Sebahate Morina.

Kjo organizatë ka kërkuar shkarkimin e përgjegjësve në lidhje me rastin e Sebahate Morinës.

Protesta parashihet të mbahet para Këshillit Prokurorial të Kosovës duke filluar nga ora 11:00.

“Sebahate Morinës iu mohua e drejta për jetë. Kërkojmë shkarkimin e përgjegjësve! Me 22 mars 2023, Gjykata Kushtetuese e Kosovës vërtetoi se Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit ia kanë shkelë Sebahate Morinës të drejtën në jetë. Ende nuk ka asnjë dorëheqje a shkarkim të personave përgjegjës. Nesër mblidhemi për aksion protestues para Këshillit Prokurorial të Kosovës (afër New Born) në orën 11:00. Ju ftojmë të gjithëve të na bashkoheni”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika