Armand Duka rizgjidhet në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka është zgjedhur për herë të dytë anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Kongresin e 47-të të UEFA-s që u zhvillua në Lisbonë të Portugalisë

Armand Duka është zgjedhur sërish që të jetë pjesë e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s pas votimeve të bëra në Kongresin që u mbajt në Lisbonë të Portugalisë.

Presidenti i FSHF-së mori 45 vota nga 55 të mundshme, më shumë se të gjithë kandidatët e tjerë. Armand Duka kështu do të jetë pjesë e Ekzekutivit të organit më të lartë të futbollit europian, UEFA dhe për katër vitet të tjera.

Nga Federata e Futbollit e Kosovës në këtë Kongresë ishte i pranishëm u.d sekretari i FFK-së, Taulant Hodaj.

Anëtarët e zgjedhur për Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s:

  • Jesper Moller Christensen (Danimarkë)
  • Philippe Diallo (Francë)
  • Armand Duka (Shqipëri)
  • Petr Fousek (Çeki)
  • Levan Kobiashvili (Gjeorgji)
  • Andrii Pavelko (Ukrainë)
  • Luis Rubiales (Spanjë)

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika