Osmani: Pashkët janë manifestim i vlerave tona të përbashkëta njerëzore

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka uruar Pashkët dhe ka thënë se festat si kjo, "na rikujtojnë se fuqia e shpresës, besimit e dashurisë, gjithmonë triumfon mbi sfidat më të mëdha"

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka uruar Pashkët këtë të diel.

Përmes një postimi, Osmani ka thënë se festat sikur Pashkët, rikujtojnë se fuqia e shpresës, besimit e dashurisë, gjithmonë triumfon mbi sfidat më të mëdha.

“Festat sikur Pashkët, na rikujtojnë se fuqia e shpresës, besimit e dashurisë, gjithmonë triumfon mbi sfidat më të mëdha”, ka shkruar Osmani.

Presidentja Osmani ka thënë tutje se pashkët janë “manifestim i vlerave tona të përbashkëta njerëzore, mbështetjes, humanizmit e solidaritetit, të cilat populli ynë vazhdon t’i kultivojë në vazhdimësi”.

“Uroj që Pashkët sot të jenë të mbushura me festë e gëzim, e shtëpitë tuaja me begati! Për shumë mote, gëzuar Pashkët!”, ka shtuar presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika