Konjufca: 24 vjet më parë, në Koshare po shkruhej me gjak epopeja për çlirimin e Kosovës nga regjimi serb

"Beteja e Koshares është ndër betejat më të lavdishme të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Është kujtimi e kuptimi i sakrificës sublime se si duhet atdheu dhe si vdiset për të. Është trimëria dhe heroizmi i pashembullt i burrave dhe grave, djemve e vajzave të UÇK-së, monument në vetvete më i lartë se vetë kreshtat e Kosharës."

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se 24 vjet më parë, në Koshare po shkruhej me gjak epopeja për çlirimin e Kosovës nga regjimi gjenocidal i Serbisë agresore.

Konjufca ka theksuar se sot në liri idealet e luftës çlirimtare të popullit dhe amanetin e të rënëve mund t’i çojmë përpara “nëse të gjithë bashkë, me përpjekje të pareshtura, do ta mbrojmë, forcojmë e përparojmë pavarësinë, integritetin dhe sovranitetin e Republikë së  Kosovës”.

“Beteja e Koshares është ndër betejat më të lavdishme të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Është kujtimi e kuptimi i sakrificës sublime se si duhet atdheu dhe si vdiset për të. Është trimëria dhe heroizmi i pashembullt i burrave dhe grave, djemve e vajzave të UÇK-së, monument në vetvete më i lartë se vetë kreshtat e Kosharës. 24 vjet më parë, në Koshare po shkruhej me gjak epopeja për çlirimin e Kosovës nga regjimi gjenocidal i Serbisë agresore. Ndërsa sot, idealet e luftës çlirimtare të popullit tonë dhe amanetin e të rënëve do ta çojmë në vend vetëm nëse të gjithë bashkë, me përpjekje të pareshtura, do ta mbrojmë, forcojmë e përparojmë pavarësinë, integritetin dhe sovranitetin e Republikë së  Kosovës. Kujtimi i të rënëve në themelet e shtetit tonë do të jetë i përjetshëm. Lavdi!”, ka shkruar Konjufca në Facebook.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika