Vuçiq: Krijimi i Asociacionit, parakusht për kthimin e serbëve në institucione

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pas takimit në Rashkë me përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës, paraqiti pesë konkluzat, të cilat janë arritur në bazë të asaj që kanë kërkuar përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës.

Ai tha se do të kërkohet reagimi urgjent i Bashkimit Evropian dhe institucioneve të tjera në botë që institucionet në Kosovë “ta ndërpresin menjëherë shkeljen e marrëveshjes për targat dhe të mundësojnë lëvizjen e papenguar të serbëve, automjetet e të cilëve shfrytëzojnë targa legjitime të Republikës së Serbisë.

“Nuk kërkojmë asgjë më shumë se Prishtina, pa vonesë, të veprojë në përputhje me marrëveshjet në dialog si dhe me të gjitha dokumentet e tjera relevante të së drejtës ndërkombëtare. Në këtë kuptim, ekipi negociator serb autorizohet që në përputhje me të drejtat që i janë garantuar palës serbe në marrëveshjet e deritashme për targat, të bëjë përpjekje shtesë për gjetjen e një zgjidhjeje kompromisi për këtë çështje”, theksoi Vuçiq, shkruan REL.

Në konkluza thuhet gjithashtu se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe “ekskluzivisht në përputhje me marrëveshjet e arritura në Bruksel” është parakusht absolut për të gjitha hapat e mëtejshëm në dialog si dhe parakusht për kthimin e serbëve në institucione.

Po ashtu, kërkohet edhe tërheqja e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga veriu, i banuar me shumicë serbe.

Në konkluza thuhet po ashtu se Serbia nuk ka marrë pjesë në vendimin për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 23 prillit në Kosovë, por se nuk dëshiron të dalë kundër këtij vendimi.

Shtohet se do të kërkohet që zgjedhjet të zhvillohen pas formimit të Asociacionit.

Pika e fundit e konkluzave është se Serbia do të marrë të gjitha “masat juridike, politike dhe ekonomike” për të siguruar mbrojtjen dhe të drejtat e serbëve në Kosovë.

Këto konkluza pritet të miratohen nga Qeveria serbe.

Vuçiq takohet në Rashkë me përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika