Arrestohet 21-vjeçari nga Garda Kombëtare e ShBA-së për rrjedhjen e dokumenteve amerikane

Pjesëtarë të Policisë qëndrojnë rreth gjysmë milje larg shtëpisë së të dyshuarit për rrjedhjen e dokumenteve amerikane, që u arrestua në Masaçusets të SHBA-së, më 13 prill 2023, foto AP.

Një anëtar i Gardës Kombëtare Ajrore të Masaçusets, që është identifikuar si i dyshuar për zbulimin e dokumenteve ushtarake të klasifikuara mbi luftën në Ukrainë, u arrestua të enjten, më 13 prill, nga agjentët federalë.

Lajmin e ka konfirmuar Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Merrick Garland, sipas raportimeve në agjencitë e lajmeve AP, Reuters dhe AFP.

Hetuesit besojnë se anëtari i Gardës Kombëtare Ajrore, i specializuar në inteligjencë, drejtonte grupin në internet ku ishin postuar fillimisht dokumentet. Garland e identifikoi të dyshuarin si Jack Teixeira, 21-vjeçar, dhe ka thënë se ai do të akuzohej për heqje të paautorizuar të informacionit të klasifikuar të mbrojtjes kombëtare.

Agjentët e FBI-së u mblodhën të enjten, 13 prill, para shtëpisë së Teixeiras në Masaçusets dhe agjentët e armatosur e arrestuan Teixeiran “pa incidente”, ka thënë Garland.

Garda Kombëtare nuk e konfirmoi identitetin e tij, por ka thënë në një deklaratë se “ne jemi të vetëdijshëm për hetimin mbi rolin e supozuar që një anëtar i Gardës Kombëtare Ajrore të Masaçusets mund të ketë luajtur në rrjedhjen e fundit të dokumenteve të klasifikuara”.

Zëdhënësi i Pentagonit, Pat Ryder, i referoi të gjitha pyetjet e gazetarëve në lidhje me këtë çështje te Departamenti i Drejtësisë. Por ai ka thënë se “ne kemi rregulla në fuqi. Secili prej nesh nënshkruan një marrëveshje moszbulimi. Ky është një akt kriminal, një shkelje e qëllimshme e tyre”.

Mediat raportojnë se rrjedhja nisi në platformën Discord, të njohur në mesin e adhuruesve të video lojërave online. Në këtë platformë mund të zhvillohen biseda me zë, video dhe tekst në kohë reale nëpër grupe.

Në një nga këto forume në Discord, anëtarët debatonin për luftën në Ukrainë. Sipas një anëtari të këtij grupi, një person i paidentifikuar shpërndau dokumente që pretendonte se ishin të klasifikuara, fillimisht duke i shkruar vetë e më pas duke shpërndarë edhe imazhe të dokumenteve të palosura.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika