Kurti: Mirënjohës që në kohët më të vështira Mali i Zi u bë strehë shpëtimi për qytetarët e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Në një konferencë me kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka shprehur mirënjohjen për shtetin fqinj, me të cilin, tha se e kanë rritur bashkëpunimin.

Kurti tha se Kosova do të jetë përjetësisht mirënjohëse për Malin e Zi, për shkak të ndihmës që ky shtet ua ka dhënë qytetarëve të Kosovës gjatë viteve 1998-1999, ku një numër i madh u dëbua nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit.

“Sot punojmë ngushtë si dy vende fqinje për të promovuar paqe sigurinë dhe prosperitetin në rajonin tonë. Përpos raporteve ndërshtetore, kemi ndërtuar edhe raporte të mira ndërnjerëzore. Jemi mirënjohës që në kohërat më të vështira, Mali i Zi u bë strehë shpëtimi për mbi 100 mijë shqiptarë të Kosovës, që u dëbuan nga fushata e spastrimit etnik dhe gjenocidit dhe regjimi i Millosheviqit në vitet 98-99. Qytetet si Rolzhaja, Ulqini, Plava dhe Gucia, e hapën zemrën e u përkujdesën, duke i strehuar në shtëpitë e tyre dhe në tendat që u ngritën atje për refugjatët nga Kosova”, tha Kurti.

Kurti theksoi se qytetarët e Kosovës,  sot “qytetarët e Kosovës janë jo vetëm pushues, e vizitor në bregdetin e Malit të Zi, por edhe investitorë që i kontribuojnë ndërlidhjes ekonomike mes dy vendeve”.

Sipas tij, në vitin e fundit është rritur shkëmbimi tregtar në mes të Kosovës dhe Malit të Zi.

“Në vitet e fundit kemi rritje të shkëmbimit tregtar me Malin e Zi, krahasuar me vitin 2021, në vitin 2022 eksportet e Kosovës janë rritur për 55%, gjatë vitit 2022, mbi gjysmë milion hyrje-dalje të qytetarëve janë regjistruar në pikat kufitare me Malin e Zi, pa llogaritur hyrjet nga Shqipëria, që një pjesë e qytetarëve shkojnë nga Shqipëria”, tha Kurti.

Po ashtu, Kurti tha se e gëzon fakti që Mali i Zi i ka ratifikuar tri marrëveshjet e mobilitetit në tregun e përbashkët rajonal, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Ai foli edhe për marrëveshjen për shërbime ajrore mes Kosovës dhe Malit të Zi, për të cilën tha se do ta mundësojë shkurtimin e rrugës ajrore për 15 minuta, që sipas tij do t’i ulë edhe kostot e fluturimeve dhe do të ndikojë ne çmimet e biletave.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika