Abdixhiku takon Abazoviq, flasin për zhvillimet politike dhe të ardhmen euroatlantike

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Abazoviq janë takuar të premten në selinë e LDK-së. Abdixhiku bëri të ditur se sëbashku me Abazoviq diskutuan për projektet e përbashkëta kapitale, të ardhmen euroatlantike dhe jo vetëm

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe Krytari i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Zhvillimet politike, e ardhmja euroatlantike e rajonit dhe projektet e përbashkëta në  mes Kosovës dhe Malit të Zi qenë tema diskutimi në mes Abdixhikut dhe Abazoviq.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku është takuar me Kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, të premten.

Me anë të një postimi në Facebook, Abdixhiku ka dhënë detaje nga takimi i tyre në selinë e LDK-së.

“Sot, në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, prita kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazović. Biseduam mbi zhvillimet e fundit politike në të dyja vendet, siç dhe shkëmbyem pikëpamjet tona për të ardhmen euroatlantike të të gjithë rajonit. Mali i Zi, shtet anëtar i NATO-s, njohës i rendit të parë i pavarësisë së Kosovës, ndanë të njëjtën të ardhme me Republikën e Kosovës. Biseduam për projektet e përbashkëta kapitale si dhe lidhjen e fortë emocionale e historike që populli i Kosovës ka – në veçanti – me shqiptarët në trevat e Ulqinit, Tuzit, Tivarit, Plavës, Rozhajës e Gucisë”, ka shkruar ai.

Në një konferencë për media më herët të premten, kryeministri Abazoviq është shprehur bindshëm se Mali i Zi dhe Kosova janë duke dhënë shembull rajonal se si duhet të bashkëpunohet.

Ndër të tjera, ai ka theksuar se ideja e përbashkët e dy qeverive me marrëveshjen e nënshkruar për shërbimet ajrore është që të krijohet një qasje shumë më e lehtë për qytetarët e të dyja vendeve.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika