Kurti takon kandidatët e LVV-së që do të garojnë për kryetarë të komunave në veri, beson se zgjedhjet do të jenë të qeta

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, takoi katër kandidatët e LVV-së që po garojnë në zgjedhjet që do të mbahen në katër komunat në veri

Të dielën e 16 prillit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, takoi katër kandidatët e LVV-së që me numrin 115 po garojnë në zgjedhjet që do të mbahen në katër komunat në veri.

Kurti si kryeministër ndau besimin e tij që ky proces zgjedhor do të kalojë ashtu siç duhet dhe i ka hije një procesi demokratik, qetë e pa incidente, me pjesëmarrje të lirë e të lartë të qytetarëve në komunat veriore.

“Kurti takoi Erden Atiqin, kandidatin më të votuar shqiptar në zgjedhjet e fundit lokale atje, që sërish kandidon për veriun e Mitrovicës. Flatron Hasanin që kandidon për Zubin Potok. Fetah Pecin që kandidon për Zveçan dhe, Lulzim Hetemin që kandidon për Leposaviq. Numri 115 është numri i fitores tonë, numri i kandidatëve tanë që do të udhëheqin në katër komunat veriore të vendit tonë”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

Duke u dëshiruar fushatë zgjedhore të mbarë dhe të suksesshme, si kryetar i Lëvizjes, ai i siguroi katër kandidatët e subjektit për mbështetje të fuqishme për këto zgjedhje që do të mbahen të dielën e ardhshme më 23 prill.

Në këtë takim, Kurti ishte i shoqëruar nga ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, sekretari i përgjithshëm i LVV, Alim Rama, kryetari i LVV në Mitrovicë, deputeti Armend Muja, dhe anëtarë të shtabit zgjedhor të LVV në Mitrovicë.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika