Mbahen konsultimet e para politike në mes të MPJD-së të Kosovës dhe të Lituanisë

Në konsultimet e para politike në mes të MPJD-së të Kosovës dhe të Lituanisë u diskutua për zhvillimet e fundit dhe progresin që ka shënuar Kosova në dy vjetët e fundit, si dhe mbështetjen që mund të ofrojë Lituania përgjatë procesit integrues të Kosovës

Për herë të parë në Vilnius u mbajtën konsultimet politike mes ministrive të Punëve të Jashtme të Kosovës dhe Lituanisë.

Në këtë takim, nën drejtimin e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti dhe zëvendësministres për Punë të Jashtme, Jovita Neliupšienė, u diskutua për zhvillimet e fundit dhe progresin që ka shënuar Kosova në dy vjetët e fundit.

Po ashtu, përgjatë takimit u diskutua edhe për ngritjen e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, ekonomisë dhe ambientit.

“Në kuadër të marrëdhënieve multilaterale, u bisedua lidhur me agjendën evropiane të Kosovës, si dhe mbështetjen që mund të ofrojë Lituania përgjatë procesit integrues të Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare, me theks të veçantë në Këshillin e Evropës, Bashkimin Evropian dhe NATO”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, agresioni i paprovokuar i Rusisë mbi Ukrainën ishte një nga temat kyçe të takimit.

Të dyja palët diskutuan ndikimin e këtij agresioni në rajonet përkatëse dhe rëndësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj Federatës Ruse.

Ndër të tjera, zëvendësministri Ahmeti e falënderoi homologen për mbështetjen e vazhdueshme të Lituanisë për Kosovën dhe të dy u pajtuan që të thellojnë bashkëpunimin mes të dyja vendeve.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika