Dëshmitari i dytë flet për daljen publike të UÇK-së në varrimin e mësuesit, Halit Geci

Dëshmitari i dytë i ZPS-së, në dëshminë e tij ka folur për daljen për herë të parë në publik të UÇK-së, në varrimin e mësuesit, Halit Geci

Dëshmitari, identiteti i të cilit është ruajtur nga Gjykata Speciale

Gjatë dhënies së dëshmisë së tij, dëshmitari i dytë i ZPS-së ka folur për daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në varrimin e mësuesit Halit Geci, në të cilin varrim, tha se kishte marrë pjesë edhe vetë.

Paraprakisht, i njëjti tregoi se ai ka qenë pjesëtar i UÇK-së, raporton ‘‘Betimi për Drejtësi’’.

“Pas vrasjes së familjes Jashari, atëherë i madh e i vogël u kyçën në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, tha dëshmitari.

Ai tha se kishte mësuar më pastaj kush kishte qenë nga përfaqësuesit e UÇK-së në atë ceremoni, duke përmendur emrat e Mujë Krasniqit, Rexhep Selimit dhe Daut Haradinaj.

‘‘Pastaj unë kam mësuar se ishte Mujë Krasniqi, Rexhep Selimi edhe Daut Haradinaj, me sa e kujtoj, Muja ka qenë pa maskë, e tjerët kanë qenë me maska’’, tha dëshmitari.

Lidhur me Mujë Krasniqin, ai tha se atë e kishte njohur edhe më herët, ndërsa në varrim nuk kishte qenë afër tij, por gjatë asaj dite e kishte kuptuar se kishte qenë ai.

Sipas tij, është bërë thirrje që sa më shumë njerëz t’i bashkëngjiten UÇK-së.

Kurse tha se njëri nga personat me maskë kishte pasur fjalim më të rreptë, duke përmendur më pastaj se ky person kishte qenë Rexhep Selimi.

Ai tha se kishte pasur mesazhe se për pavarësi duhet të fillohej lufta dhe se kjo nuk mund të arrihej me njerëz pacifistë, që sipas tij, ky mesazh ishte kuptuar se kishte qenë për LDK-në, ndonëse nuk ishte përmendur ky emër konkretisht.

Po ashtu, i pyetur nga prokurori James Pace, ai tha se UÇK-ja kishte pasur shtrirje në fshatrat e Malishevës si në qershor, ashtu edhe në korrik të vitit 1998.

Ndërkaq, fillimisht ka folur për komunikatat e lëshuara nga UÇK-ja, për të cilat, tha se i ka pasur të njohura përmes gazetave si “Koha Ditore”, “Bujku” dhe televizioni shqiptar.

Seanca është duke vazhduar në seancë private./Betimipërdrejtësi

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika