Ish-Rezidenca e Gianni Versace, në shitje për 70 milionë dollarë

Rezidenca e ndërtuar në vitin 1950, pronë e Gianni Versace që nga 1995, është vënë në shitje për 70 milionë dollarë

Rezidenca e cila posedon shtatë dhoma gjumi, ishte blerë në vitin 1995 nga dizajneri i modës, Gianni Versace, të cilën e kishte rinovuar tërësisht.

Kjo rezidencë e cila është ndërtuar në vitin 1950, i ofron blerësit mundësinë për të “jetuar si mbret”. Ajo që do t’i takojë blerësit është një pjesë e pasurive të paluajtshme dhe historisë së modës.

Rezidenca me pamje nga Fifth Avenue dhe e kufizuarn nga Central Park, gjithsej, me 17 dhoma, të cilat janë të shpërndara në gjashtë kate. Gjithçka që shihet është “mbretërore”, edhe dyshemeja është mermer italian, tavanet të lyera dhe me mozaik.

Katet e kësaj residence kanë tema të ndryshme, na shfaq CNN.

“Hyrja hapet në një shkallë mermeri dhe një galeri me një bordurë dekorative me model me çelës grek, dhe niveli i kopshtit ka mure kanavacë të pikturuar me dorë të frymëzuar nga një pallat neoklasik anglez.”

“Në nivelin e tretë ka një tavan që i ngjan qemerit të Kapelës Sistine, së bashku me panelet e restauruara të shekullit të 19-të, Versace, me burim nga një pallat fiorentin.”

Niveli i mësipërm ofron një banjë të dyfishtë, banjo që lista e përshkruan si “një nga më madhështoret në qytet”, dhe kati e pestë dhe të gjashtë kanë dhoma gjumi dhe një dhomë mediatike të stilit maroken.

Versace ishte një stilist italian i modës, socialist dhe biznesmen, themelues i Versace, i cili ishte qëlluar për vdekje në shkallët e villës së tij në Miami Beach.

Pas vdekjes së Gianni-t, Donatella Versace vazhdon të udhëheqë vizionin krijues të markës.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika