Një kamion në Drenas sulmohet me armë zjarri

Persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një kamioni, me ç’rast, të njëjtit i kanë dëmtuar dy gomat. Policia e Kosovës bën të ditur se nga rasti nuk raportohet për të lënduar

Policia e Kosovës

Një burrë ka raportuar se në drejtim të automjetit të tij disa persona të panjohur kanë shtënë me armë.

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në Gllogoc, të hënën dhe se nga i njëjti ka vetëm dëme materiale.

“PËRDORIM I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHËM/Gllogoc 17.04.2023-09:55. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë me kamionin e tij në lëvizje, persona të panjohur nga një veturë në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij me ç’rast i kanë dëmtuar dy gomat e kamionit dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika