Opozita mirëpret vendimin e PE-së për heqjen e vizave për Kosovën

Tre krerët e opozitës e kanë mirëpritur vendimin e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Republikën e Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka uruar qytetarët lidhur me vendimin e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Krasniqi në një postim në Facebook shkruan se ky vendim, edhe pse shumë i vonuar, është i mirëseardhur dhe i merituar.

“Vendimi i Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, edhe pse shumë i vonuar, është më se i merituar e i mirëseardhur”, ka theksuar tutje Krasniqi.

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ditën e sotme e ka quajtur të paharruar për qytetarët pas një trajtim i padrejtë po merr fund.

Abdixhiku në një postim në Twitter shkruan se lajmi i shumëpritur për liberalizimin e vizave përfundimisht u miratua nga Parlamenti Evropian.

“Një ditë e paharrueshme për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj pasi liberalizimi i shumëpritur i vizave miratohet përfundimisht nga Parlamenti Evropian.

Një trajtim i padrejtë dhe i padrejtë më në fund e sheh fundin. Ne e festojmë këtë moment historik dhe presim me padurim një të ardhme brenda familjes evropiane”, ka theksuar Abdixhiku.

Me këtë rast, ka reaguar edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili e ka mirëpritur vendimin e Parlamentit Evropian për heqjen e vizave për Kosovën.

Haradinaj e ka quajtur lajm të mrekullueshëm këtë vendim.

“Lajm i mrekullueshëm nga Parlamenti Evropian, që sot heqi pengesën e fundit për liberalizimin e vizave për Kosovën! Falënderim i veçantë për eurodeputetët për marrjen e këtij vendimi meritor dhe për gjithë ata që kontribuan që ky proces të përmbyllet me sukses”, ka shkruar Haradinaj.

I pari i AAK-së, ka shtuar se tashmë është momenti që Kosova po ashtu ta marrë sa më shpejt konfirmimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe fillimin e Partneritetit për Paqe.

“Urime Kosovë”, ka përfunduar Haradinaj.

Ndërsa kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, po ashtu ka uruar liberalizimin e vizave për Kosovën, i cili do të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit të ardhshëm.

Pacolli, përmes një shkrimi në Facebook, tha se kjo është ditë historike për vendin, edhe pse, sipas tij, e vonuar.

“Urime të gjithë qytetarëve të Kosovës! Një ditë historike për vendin tonë. Edhe pse e vonuar! Eurodeputetët më në fund miratojnë liberalizimin e vizave me Kosovën. Nga 1 janari lëvizim të gjithë të lirshëm! Akti do të nënshkruhet sot në ligj nga Presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola dhe Presidenca suedeze e BE-së”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Parlamenti Evropian të martën e 18 prillit i tha po liberalizimit të vizave për Kosovën, duke e përmbyllur kështu këtë proces të stërzgjatur për qytetarët e Kosovës.

Miratimi i liberalizimit të vizave për Kosovën nga Parlamenti Evropian u bë pa votim, pasi nuk kishte asnjë kundërshtim.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika