KEK-u deklarohet pas kontrollit të Policisë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë duke zhvilluar një “kontroll” në Korporatën Energjetike të Kosovës. Në një përgjigje për Dukagjinin, Policia e Kosovës ka konfirmuar se në KEK po zhvillohet një kontroll, ndonëse për të njëjtin, nuk ka dhënë detaje. Se cilat ishin arsyet, KEK-u ka thënë se nuk është në dijeni të tyre, e për të njëjtat nuk ka treguar as policia

KEK-u

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka thënë se nuk ka asnjë informacion zyrtar rreth arsyeve të kontrollit të zhvilluar të mërkurën.

Me anë të një postimi në Facebook, KEK-u ka thënë se mbeten të hapur për bashkëpunime me organet e rendit.

“Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se sot ka pasur një kontrollë nga Policia e Kosovës dhe se nuk ka ndonjë informacion zyrtar rreth arsyeve të kësaj kontrolle. Lidhur me këtë, KEK si gjithmonë mbetet i hapur për bashkëpunim me organet e rendit dhe do të ofrojë qasje të plotë në cilëndo kërkesë nga këto organe. Megjithatë, KEK mbetet në funksion të përmbushjes së interesit të përgjithshëm publik për prodhimin e energjisë dhe ofrimin e sigurisë së furnizimit me energji elektrike të qytetarëve të vendit”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë duke zhvilluar një “kontroll” në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Në një përgjigje për Dukagjinin, Policia e Kosovës ka konfirmuar se në KEK po zhvillohet një kontroll, ndonëse për të njëjtin, nuk ka dhënë detaje.

Ata nuk kanë dhënë më shumë detaje në lidhje me këtë “kontroll”.

“Policia e Kosovës është duke zhvilluar një kontroll në KEK, dhe për detajet tjera rreth rastit do të informoheni me kohë”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika