Dhjetëra të vdekur dhe qindra të plagosur në një rrëmujë në Jemen

FOTO: REUTERS

Të paktën 85 persona vdiqën dhe më shumë se 300 u plagosën në Sanaa, kryeqytetin e Jemenit, gjatë një rrëmuje, njoftoi agjencia franceze e lajmeve AFP.

Aksidenti ka ndodhur në shkollë gjatë shpërndarjes së ndihmave humanitare për Ramazan.

Pamjet në rrjete sociale tregojnë skena kaotike pas incidentit në zonën Bab el Jemen.

Reuters raporton se qindra njerëz u mblodhën në shkollë për të marrë donacione që arrinin në rreth nëntë dollarë për person.

Numri i të vdekurve dhe të plagosurve po vazhdon të rritet. Informacionet e para thanë se ishin rreth tridhjetë të vdekur në Sanaa, kryeqyteti i Jemenit i kontrolluar nga rebelët Huthi.

Agjencia rebele e lajmeve Saba deklaroi se viktimat u transportuan menjëherë në spitalet aty pranë dhe se organizatorët e kësaj ngjarjeje u arrestuan.

Mes viktimave ka fëmijë dhe gra, ndërsa mësohet se të paktën 50 persona janë aktualisht në gjendje kritike.

Rebelët Huthi të lidhur me Iranin morën kontrollin e kryeqytetit të Jemenit nëntë vjet më parë, duke shkaktuar një ndërhyrje të një koalicioni ushtarak të udhëhequr nga Arabia Saudite për të mbështetur qeverinë.

Që atëherë, lufta në Jemen ka marrë qindra mijëra jetë dhe ka nisur një nga krizat më të mëdha humanitare në botë, në këtë vend që konsiderohet më i varfëri i Gadishullit Arabik.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika