Bajrami për zhvillimet e fundit në KEK: Nuk do ta lëmë drejtësinë në duart e Qeverisë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, në seancën e së enjtes në Kuvend ka reaguar edhe për arrestimin e drejtorit të KEK-ut, duke thënë se ky rast është maja e “Icebergut”.

Ajo ka thënë se është shqetësuese që reagimet e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje kanë qenë kundër organit që bëri akuzën ende pa u hetuar rasti në tërësi.

“Ajo që është më shqetësuese janë reagimet e deputetëve të VV-së kundër organit të akuzës. A mund të na tregoni pse e keni gjithë këtë frikë sa herë organet hetojnë korrupsionin. Ju që e keni gojën krejt drejtësi e keni humbur kredibilitetin për çfarëdo reforme. Ju po mendoni që drejtësia ndahet sipas përkatësisë politike. Në emër të LDK-së ju them se ne nuk do ta lëmë drejtësinë në duart tuaja, se ju vetëm drejtësi nuk mund të bëni”, i është drejtuar Bajrami Qeverisë.

Ndryshe, të mërkurën, zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Ekrem Lutfiu, ka njoftuar se drejtori i KEK-ut, Nagip Krasniqi, është arrestuar nga Prokuroria Speciale nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika