PDK-ja kërkon nga Qeveria shkarkimin e Bordit të KEK-ut dhe kryeshefit Nagip Krasniqi

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar nga Qeveria dhe kryeministri Albin Kurti, shkarkimin e Bordit të Korporatës Energjetike të Kosovës dhe kryeshefit ekzekutiv Nagip Krasniqi, i cili është arrestuar të mërkurën

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka kërkuar nga Qeveria dhe kryeministri Albin Kurti, shkarkimin e Bordit të Korporatës Energjetike të Kosovës dhe kryeshefit ekzekutiv Nagip Krasniqi, i cili është arrestuar të mërkurën.

Sipas Tahirit, Krasniqi po mbahet në detyrë edhe nga kryeministri Kurti, por edhe nga ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

“Ekziston një siklet i madh te ju dhe te komplet grupi parlamentar. Po ta rikujtoj që gjënë e parë që do të duhej të bëni sot si kryeministër, ta mblidhni urgjentisht Qeverinë, ta shkarkoni Bordin e KEK-ut, dhe ta shkarkoni kryeshefin ekzekutiv të KEK-ut, që tashmë gjendet në burg, i cili po mbahet në burg dhe po mbahet në detyrë nga pozicioni juaj, sepse e mban në detyrë edhe Martin Berishaj, edhe Kurti”, ka thënë ai.

“Prandaj sot më e pakta që ju t’i hapni rrugë këtyre hetimeve është shkarkimi i tërë bordit, të cilët edhe ashtu janë njerëz të cilët janë të dërguarit e juaj që më herët i kanë shërbyer prokurorëve specialë e tash ju shërbejnë juve”.

Tahiri ka theksuar se kjo nuk i bën nder, as pozitës, e as Kosovës.

“Po ju bëj thirrje që ta shkarkoni Bordin e KEK-ut dhe kryeshefin që po mbahet në burg. Kjo nuk po ju bën nder, as juve, as Kosovës. Ky mllefi juaj sot kalon, por dëmi që po i bëhet vendit edhe brenda, por edhe jashtë, është jashtëzakonisht madh”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika