Gazetari nga Mitrovica e Veriut: Beogradi insiston që komuniteti serb të bojkotojë zgjedhjet

Gazetari dhe analisti serb, Branislav Kristic

Të dielën në katër komunat në veriun e vendit (Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut) është paraparë të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë komunash.

Për këtë temë po diskutohet në emisionin “Kallxo Përnime”.

Gazetari Branisllav Kërstiq si çështje kryesore e ka renditur sigurinë.

“Ata që e udhëheqin Listën Serbe dhe kreu i ‘Mbrojtjes civile’, kanë deklaruar se do të injorojnë këtë proces zgjedhor. Ky injorim na çel një pako të re, sepse nuk duhet me largu atë mundësinë për organizimin e disa grupeve ekstreme ose disa individë, të cilët nuk pajtohen me politikën zyrtare të Beogradit në Kosovë dhe me politikën e Listës Serbe” – tha ai.

Kërstiq ka shtuar se nëse do të merrnin pjesë në zgjedhje Lista Serbe dhe shoqëria civile, këto grupe ekstreme do ta kishin më të vështirë operimin.

Gazetari serb ka thënë gjithashtu që atmosfera në këto katër komuna veriore është mjaft e tensionuar.

“Jam i informuar që edhe ata që kanë aplikuar për zgjedhje, janë nën presion nga Beogradi, e çka vendosin ata, ne nuk e dimë. Beogradi zyrtar, kabineti i Vuçiqit do të insistojë që zgjedhjet mos me i bojkotu veç Lista Serbe por edhe komuniteti serb” – ka thënë më tej ai.

KQZ-ja ka akredituar rreth 360 vëzhgues për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të komunave Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, si dhe për zgjedhjet e parakohshme për kuvendet e komunave Zveçan dhe Leposaviq.

Për zgjedhjet e së dielës do jenë 31 organizata vëzhguese me 357 vëzhgues.

Këto zgjedhje janë bojkotuar nga partia më e madhe e serbëve në Kosovë, Lista Serbe.

Lista Serbe ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje për shkak të “pasojave të dhunës së vazhdueshme institucionale”, të cilat “i zbaton regjimi i Albin Kurtit”.

Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku kanë mbetur pa kryetarë që nga nëntori i vitit të kaluar, kur kryetarët e këtyre komunave që qeveriseshin nga Lista Serbe braktisën institucionet e Kosovës për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat e automjeteve, që nga autoritetet e Kosovës konsiderohen ilegale.

Këto zgjedhje u caktuan më 18 dhjetor 2022, mirëpo mbajtja e tyre ishte pamundësuar për shkak të përshkallëzimit të situatës më 10 dhjetor 2022, datë në të cilën u arrestua ish-polici Dejan Pantiq, nën dyshimet se kishte marrë pjesë në një sulm ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Mitrovicë të Veriut./kallxo.com/.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika