Përleshen në mes vete dy grupe në Rahovec, lëndohen 5 burra

Pas përleshjes në Rahovec në mes dy grupeve, katër persona janë liruar, ndërsa njëri është ndalur për trajtim të mëtutjeshëm në Spitalin Rajonal Gjakovë. Nuk raportohet për të arrestuar

Policia e Kosovës

Pesë burra kanë pësuar lëndime si shkak i një përleshjeje në mes dy grupeve pas një mosmarrëveshjeje të premten.

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në Ratkoc të Rahovecit. Ndërkaq, njëri prej të lënduarve po vazhdon trajtimin në Spitalin rajonal të Gjakovës, gjersa katër të tjerët janë liruar.

“LËNDIM I RËNDË TRUPOR/ Fsh. Ratkoc, Rahovec 21.04.2023 – 14:00. Pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete dy grupe, ku si pasojë lëndime marrin pesë viktima meshkuj kosovarë. Katër viktimat janë liruar, ndërsa njëri është ndalur për trajtim të mëtutjeshëm në Spitalin Rajonal Gjakovë. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raport.

Rasti vazhdon të hetohet.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika