Policia gjen disa lloje armësh te nxënësit në Vushtrri

Të enjten, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka zbatuar masa dhe kontrolla sigurie në shkolla.

Sipas një njoftimi në Facebook, me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata, janë kontrolluar nxënësit e tri shkollave të mesme të larta në Vushtrri.

“Si rezultat i kontrollimit,  në posedim te nxënësit  brenda hapësirave të shkollave janë  gjetur dhe sekuestruar, shtatë thika, një boks hekuri, një pistoletë plastike dhe gjësende tjera”, thuhet në njoftimin për media.

Policia ka bërë të ditur se veprimet policore dhe provat e gjetura materiale, do t’i paraqesin te prokurori kompetent.

“Policia mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të ndërsjellë me autoritet e shkollave në ofrim të sigurisë në shkolla”, thuhet më tutje në njoftim.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika