Bërnabiq sërish “sulmon” ambasadorin gjerman

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq ka reaguar ndaj një shkrimi të ambasadës gjermane në Kosovë, duke thënë se tweeti nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë është një provë se BE-ja nuk kishte ndërmend të zbatonte kurrë Marrëveshjen e Brukselit

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka vazhduar të merret me ambasadën gjermane në Kosovë duke i reaguar një shkrimi të faqes zyrtare të këtij misioni diplomatik në Twitter.

Edhe pse në atë shkrim kërkohej të zbatohej Asociacioni i komunave serbe dhe aneksi i Ohrit, kjo nuk e ka ndaluar serben që të reagoj duke përmendur një marrëveshje tjetër të nënshkruar para 10 vjetëve.

Zyrtarët serbë kohët e fundit duket se janë të obsesionuar me postimet e ambasadës gjermane në Kosovë, duke komentuar në çdo shkrim të mundshëm.

“Ky tweet nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë është një provë se BE-ja nuk kishte ndërmend të zbatonte kurrë Marrëveshjen e Brukselit, të cilën ata e ndërmjetësuan dhe e nënshkruan si garantues të saj. Tani, 10 vjet më vonë, edhe pse Prishtina nuk e zbatoi asnjë fjalë të saj, ata u shpërblyen bujarisht. Askush nuk mund t’i sajonte këto gjëra…”, ka shkruar Bërnabiq.

Në shkrimin e tij, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, ka thënë se pas liberalizimit të vizave ky akt i Komitetit të Ministrave e ofron Kosovën edhe më afër familjes evropiane. Por deri te anëtarësimi i plotë ka kërkuar zbatimin e marrëveshjes së Ohrit duke përfshirë edhe implementimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

”Urimet e mia për të gjithë kosovarët! Vazhdimi i zbatimit të Ohrit duke përfshirë Asociacionin  është vendimtar për të ecur përpara”, ka shkruar Rohde.

”Pas vendimit të javës së kaluar për vizat, votimi i sotëm i #CoE për ta përcjellë aplikacionin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare e sjell vendin sërish më pranë familjes europiane. Gjermania dha mbështetje të plotë në këtë hap”, ka shkruar ai në Twitter.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika