Osmani nesër viziton Maqedoninë e Veriut

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në Shkup do të pritet me nderimet më të larta shtetërore, më pas do të realizojë takim me homologun e saj Stevo Pendarovski, ndërkohë që është paraparë edhe takim i dy delegacioneve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të mërkurën e 26 prillit do të jetë për vizitë në Maqedoninë Veriore.

Kështu ka bërë të ditur për Portalin Dukagjini, këshilltari i presidentes, Bekim Kupina.

Lajmi është bërë i ditur edhe përmes një komunikate për media nga Zyra e Presidencës së Maqedonisë ku është thënë se presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, do të jetë nikoqir i presidentes Osmani.

Presidentja Osmani në Shkup do të pritet me nderimet më të larta shtetërore, më pas do të realizojë takim me homologun e saj Stevo Pendarovski, ndërkohë që është paraparë edhe takim i dy delegacioneve.

Gjatë qëndrimit në Shkup presidentja e Kosovës do të realizojë takim edhe me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi si dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika