Yellen: SHBA do të arrijë kuotën maksimale të borxhit më 1 qershor

Sekretarja Yellen i kërkoi Kongresit "të mbrojë besimin e plotë dhe kredinë e Shteteve të Bashkuara, duke vepruar sa më shpejt që të jetë e mundur" për ta rritur tavanin e borxhit prej 31.4 trilionë dollarësh

Sekretarja e Thesarit, Janet Yellen, njoftoi Kongresin të hënën se Shtetet e Bashkuara pritet të arrijnë kuotën maksimale të borxhit më 1 qershor, nëse ligjvënësit nuk e rrisin tavanin e borxhit para kësaj date.

Në një letër drejtuar udhëheqësve të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit, sekretarja Yellen i kërkoi Kongresit “të mbrojë besimin e plotë dhe kredinë e Shteteve të Bashkuara, duke vepruar sa më shpejt që të jetë e mundur” për të rritur tavanin e borxhit prej 31.4 trilionë dollarësh.

“Ne kemi mësuar nga ngërçet e kaluara të tavanit të borxhit se pritja deri në minutën e fundit për të rritur tavanin e borxhit mund të shkaktojë dëm serioz në besimin e biznesit dhe konsumatorit, mund të rrisë kostot afatshkurtra të huamarrjes për taksapaguesit dhe mund të ndikojë negativisht në vlerësimin e kreditit të Shteteve të Bashkuara”, thuhet në letrën e saj për udhëheqësit e Kongresit, shkruan VOA.

Departamenti i Thesarit tha të hënën se planifikon të rrisë nivelin e huamarrjes gjatë tremujorit prill-qershor të këtij viti, edhe pse Qeveria federale është afër shkeljes së tavanit të borxhit.

Ndërsa, pushtimi rus i Ukrainës mbetet një barrë për rritjen ekonomike të Shteteve të Bashkuara, zyrtarët e Departamentit të Thesarit thonë se debati mbi tavanin e borxhit përbën rrezikun më të madh për pozicionin financiar të vendit.

Eric Van Nostrand, ndihmëssekretar në detyrë për politikat e ekonomisë, tha përmes një deklarate se “edhe nëse Kongresi përfundimisht vendos ta rrisë tavanin e borxhit përpara skadimit të afatit, pasiguria e shkaktuar nga vonesat mund t’i rrisë kostot e huamarrjes dhe të nxisë strese të tjera financiare që do të dobësonin tregun tonë të punës dhe pozicionin tonë në botë.”

Në janar, sekretarja Yellen u dërgoi një letër udhëheqësve të Kongresit, duke deklaruar se Departamenti i Thesarit kishte filluar të përdorte “masa të jashtëzakonshme” për të shmangur një situatë, në të cilën, Qeveria federale nuk do të ishte në gjendje të përmbushte detyrimet e saj financiare. Ajo tha se është “kritike që Kongresi të veprojë në kohën e duhur” për ta rritur tavanin e borxhit.

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika