Kylian Mbappe ishte protagonisti kryesor i El Clasicos së parë të këtij edicioni në La Liga, duke shënuar dy gola në fitoren 2:1 të Real Madridit ndaj Barcelonës.
Ylli francez udhëhoqi madrilenët drejt triumfit në përballjen e zhvilluar të dielën mbrëma në “Camp Nou”, në kuadër të xhiros së dhjetë të kampionatit spanjoll.
Mbappe zhbllokoi rezultatin në minutën e 41-të, kur topi i larguar nga mbrojtja e Barcelonës përfundoi te këmbët e tij dhe më pas në rrjetë. Me epërsinë 1:0 të Real Madridit u mbyll pjesa e parë.
Barcelona synonte fitoren e dhjetë radhazi në La Liga, por madrilenët shfrytëzuan më mirë rastet e krijuara dhe dolën fitues nga dueli i madh.
Me këtë fitore, Real Madridi afrohet në tri pikë nga kreu i tabelës. Barcelona mbetet lidere me 27 pikë, e ndjekur nga Atletico Madridi me 25, ndërsa Real Madridi renditet i treti me 24 pikë.