Kurti: Bashkimi politik i shqiptarëve po shndërrohet në përfaqësim më të fuqishëm parlamentar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për rezultatin preliminar të “Koalicionit Shqiptar” në zgjedhjet parlamentare në Serbi, duke thënë se bashkimi politik i shqiptarëve po shndërrohet në përfaqësim më të fuqishëm parlamentar.

Kurti ka bërë të ditur se, sipas rezultateve preliminare, koalicioni ka marrë 27.230 vota në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, që me rritjen prej 35 për qind të koeficientit zgjedhor për pakicat kombëtare, përllogariten si ekuivalent i 36.761 votave për ndarjen e mandateve.

Ai ka thënë se koalicioni ka dy mandate të projektuara në Kuvendin e Serbisë, ndërsa gara për mandatin e tretë mbetet e hapur.

Kurti ka komentuar edhe rezultatet e subjekteve të tjera politike në Serbi, duke përmendur pranimin e humbjes nga Aleksandar Vuçiq përballë Listës Studentore dhe vështirësitë e listës së Ivica Daçiqit, e cila, sipas projeksioneve preliminare, mbetet nën pragun zgjedhor prej 3 për qind.

Kurti ka uruar qytetarët dhe subjektet politike shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë për bashkimin që, sipas tij, mundësoi këtë rezultat.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika