Në Suedi kërkohet rishqyrtim i marrëdhënieve me BE-në

Jimmie Akesson ka thënë se fuqia gjithnjë e më e madhe e BE-së nënkupton se “politikanët gjermanë, polakë apo francezë praktikisht vendosin se çfarë veture mund të blesh, sa e shtrenjtë duhet të jetë benzina dhe cilën pemë mund ta presësh në pronën tënde”

Suedia duhet të kërkojë më shumë përjashtime nga ligjet e Bashkimit Evropian, si pjesë e një rivendosjeje të marrëdhënieve me bllokun 27-anëtarësh, ka thënë të martën kreu i demokratëve të Suedisë, partisë së dytë më të madhe të vendit dhe njëkohësisht pjesë joformale e qeverisë suedeze.

Duke i bërë jehonë kritikave nga euroskeptikët në mbarë kontinentin, Jimmie Akesson ka thënë se fuqia gjithnjë e më e madhe e BE-së nënkupton se “politikanët gjermanë, polakë apo francezë praktikisht vendosin se çfarë veture mund të blesh, sa e shtrenjtë duhet të jetë benzina dhe cilën pemë mund ta presësh në pronën tënde”, shkruan REL.

Akesson, partia kundër emigracionit e të cilit ka një ndikim të madh mbi qeverinë djathtiste të Suedisë, vetëm sa nuk ka bërë thirrje për një “Swexit”, një votim për largim nga Bashkimi Evropian, siç bënë votuesit britanikë më 2016, raporton Reuters.

Por, ai ka thënë se BE-ja po ecën në drejtim të gabuar.

“Sot ka arsye të mira për ta rishqyrtuar seriozisht anëtarësinë tonë”, ka shkruar Akesson në të përditshmen Aftonbladet.

“Zgjedhjet tona të përgjithshme në Suedi së shpejti nuk do të kenë kurrfarë rëndësie në zhvillimin e Suedisë. Sigurisht, ne nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë”, është shprehur ai.

Akesson ka paralajmëruar se BE-ja mund të imponojë politika më liberale ndaj imigracionit në Suedi, e cila ka pasur një qëndrim gjithnjë e më të ashpër në vitet e fundit ndaj aplikimeve për azil.

Suedezët janë ndër më pozitivët në Evropë karshi anëtarësisë në BE, me 68 për qind në favor të qëndrimit në bllok, sipas një sondazhi të realizuar nga Universiteti i Gëteburgut, në mars.

Vitin e kaluar, vendi aplikoi për t’iu bashkuar aleancës ushtarake NATO, e cila përfshin shumicën e vendeve anëtare të BE-së.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika