Kurti para fillimit të takimit trepalësh në Bruksel u takua me Escobarin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pak para fillimit të takimit të nivelit të lartë në Bruksel është takuar me emisarin amerikan, Escobar me të cilin kanë biseduar rreth pritshmërive dhe agjendës së këtij takimi dhe nevojës së zbatimit të Marrëveshjes Bazë për të cilën palët janë dakorduar më herët

FOTO: ZKM

Pak para fillimit të takimit në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, ata kanë biseduar në lidhje me agjendën dhe pritshmëritë nga takimi i nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi.

Gjatë këtij takimi u theksua nevoja e zbatimit të plotë të Marrëveshjes Bazë për të cilën është dakorduar në Bruksel dhe për aneksin e zbatimin të saj për të cilët palët janë pajtuar më 18 mars në Ohër.

“Ishte një takim miqësor e produktiv, të cilin kryeministri Kurti e filloi duke e falënderuar z. Escobar për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me rastin e votimit në fazën e parë të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, duke e cilësuar atë të arritur meritore të Republikës së Kosovës. U diskutua për takimin e sotëm, agjendën dhe pritjet, teksa u theksua nevoja e zbatimit të plotë, në mirëbesim dhe pa kushtëzime të asaj që është dakorduar me 27 shkurt në Marrëveshjen Bazë dhe 18 mars në Planin e Zbatimit.”, thuhet në njoftim.

Ndryshe tashmë ka filluar takimi trepalësh në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Bruksel, me ndërmjetësimin e zyrtarëve të Bashkimit Evropian.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika