Gjykimi i vështirë në mungesë për krimet e luftës

Institucionet e drejtësisë, duhet të kenë kujdes në trajtimin e rasteve në gjykimet e krimeve të luftës, në mungesë të të akuzuarve. Sipas fondit për të drejtën humanitare një praktike e tillë, nuk duhet të krijohet në Kosovë, tek e shohin një hap të rëndësishëm ngritjen e aktakuzës së parë në mungesë

Hap i rëndësishëm por i vështirë po cilësohet, ngritja e aktkakuzës nga Prokuroria Speciale e Kosovës, ndaj të dyshuarit D.R për dhunim gjatë luftës.

Një ditë më parë, përmes një njoftimi ky institucion njoftoj, se është ngritur aktakuza e parë, ndaj një ish pjestari të forcave rezervë ushtarake në Serbi, dhe se janë siguruar proca që vërtetojnë dyshimin, se i njëjti ka kryer dhunim seksual ndaj një grua shqiptare.

Në këtë njoftim është propozuar që të mbahet gjykimi në mungesë, pasi janë shterur të gjitha përpjekjet për ta gjetur të akuzuarin.

Por, sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, institucionet e hetuesisë duhet të kenë kujdes të shtuar në trajtimin e këtyre rasteve, dhe duhet të respektohet në përpikmëri ligji.

“Një prej hapave është publikimi i ftesës dhe aktakuzës në ëeb faqet zyrtare të prokurorisë, Gjykatës e gazetës zyrtare, unë i shfletova ëeb faqet e këtyre institucioneve, dhe prokuroria nuk e ka publikuar ftesën dhe aktakuzën…me kujdes duhet të marrin vendime që të mos bëhen shkelje procedurale, sepse nëse bëhen neser Kosova mund të bëhet pjesë e Këshillit Evropian dhe këto raste mund të çalojnë nëse iniciohen”, ka thënë Amer Aliaj.

Aliaj shton se nuk dhet të krijohet një praktikë e tillë, e ngritjes së aktkauzave kur mungojnë të akuzuarit, për shkak se ata duhet të marrin e të e vujajnë dënimin e merituar.

“Ne si organziatë Fondi për të Drejtën Humanitare, nuk jemi në favior të gjykimebve në mungesë, ne kërkojmë nga palët negociuese në dialog që të nënshrtkuajnë një marrveshje bashkëpunuese, që personat të gjykohen fizikisht jo në mungesë”, ka thënë Aliaj.

E ish sekretari në Ministrinë e Drejtësisë, i cili ishte pjesë e grupit punues, në ndryshimet e Kodit të procedurës penale, shpreson se Prokuroria do të vazhdojë me ngritjen e aktkauzave të tilla.

“Është lajm inkurajues jo vetëm për drejtësinë kosovare por edhe për mijëra viktima mijëra familje të viktimave në Kosovë, për faktin se megjithatë edhe pse përkundër vonesave të jashtëzakonshme që kanë ardhur deri tash, megjithatë për këto vikitma shpresojmë që do të ketë drejtësi, dhe procedura është zhvilluar në bazë të Kodit të procedurës penale”, ka thënë Ardian Bajraktari.

Nga Prokuroria Speciale, nuk kanë kthyer përgjigje gjatë ditës, nëse pritet të ketë aktakuza të tjera, për gjykimet në mungesë.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika