Kurti shpreh ngushëllime për tragjedinë në Beograd

Më 3 maj në Beograd të Serbisë, një adoleshent 14-vjeçar vrau në shkollë 8 nxënës dhe rojën e sigurisë, si dhe ka plagosur disa të tjerë. Kreu i ekzekutivit kosovar u ka shprehur ngushëllimet e tij familjarëve

Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës
Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllimet e tij për ngjarjen tragjike në Beograd që ndodhi të mërkurën.

Më 3 maj në Beograd të Serbisë, një adoleshent 14-vjeçar vrau në shkollë 8 nxënës dhe rojën e sigurisë, si dhe ka plagosur disa të tjerë. Lidhur me këtë, Kurti ka shprehur ngushëllimet e tij, gjersa ka uruar shërim të shpejtë për të plagosurit.

”Dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia më të thella për viktimat e të shtënave në shkollë në Beograd dhe për familjet e tyre. Gjithashtu u uroj shërim sa më të shpejtë të lënduarve në këtë ngjarje tragjike“, ka shkruar Kurti në Twitter, të enjten.

 

14-vjeçari la të vdekur tetë nxënës dhe plagosi shtatë të tjerë. Armën që e përdori për ta kryer krimin e kishte marrë nga babai.

Shkon në nëntë numri i të vrarëve në një shkollë në Beograd

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika