Dy marinadat më të mira për skarën më të shijshme

Mariandë klasike dhe pikante ku mishi do të jetë krejtësisht i butë dhe i lëngshëm

Përbërësit:

▪ 100 ml vaj luledielli,
▪ 100 ml vaj ulliri,
▪ 100 ml uthull molle,
▪ 2 lugë kripë,
▪ 2 thelpinj hudhre,
▪ 1 lugë piper,
▪ 1 lugë e vogël spec të bluar,
▪ 1 qepë.

Përgatitja:

Prisni imët qepën dhe hudhrën dhe vendosini në një enë të thellë. Shtoni të dyja llojet e vajit, uthullës dhe erëzave në enën me qepën dhe më pas përzieni të gjitha.

Zhytni copat e mishit në masën që e përftuar dhe vendosini në një enë të madhe dhe në fund vendoseni edhe mishin me marinadën e mbetur dhe mbulojeni. Lërini të paktën katër orë në frigorifer tani.

Marinadë pikante

Mishi i marinuar do të jetë më i shijshëm.

Përbërësit:

▪ 1 lugë gjelle pluhur djegës
▪ 1 lugë gjelle sheqer kaf
▪ 1 lugë çaji kripë
▪ 1 lugë çaji piper
▪ 1 lugë çaji hudhër pluhur
▪ 1 lugë spec të bluar
▪ 200 ml vaj
▪ 2 lugë mustardë

Përgatitja:

Hidhini të gjithë përbërësit në një enë dhe përziejeni.

Lyejeni mishin ose perimet me marinadë dhe lëreni brenda natës në frigorifer.

Ju bëfshin mirë, transmeton Telegrafi.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika