Shabani – Rama: Sfida kryesore e Gjykatës Themelore në Prishtinë mbetet numri i lëndëve të vjetra

Albina Shabani- Rama, kryetare e Gjykatës Themelore në Prishtinë, në konferencën ku është prezantuar raporti i punës janar – mars 2023, tha se sfida kryesore mbetet numri i lëndëve të vjetra.

“Fokusi i gjykatës tonë ka qenë ulja e numrit të madh të lëndëve të vjetra, të cilat kanë mbetur ndër vite, kjo ishte dhe po mbetet sfida kryesore e gjykatës”, ka thënë ajo.

Tutje, ajo tha se nga viti 2022 janë bartur gjithsej 65.410 dosje gjyqësore të papërfunduara, ndërsa së bashku me degë, ka trashëguar për këtë vit 82.339 dosje gjyqësore, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Shabani – Rama tha se rritja apo ardhja e numrit të lëndëve të reja gjithmonë është në rritje dhe shtoi se deri më 31 mars kanë pasur 5308 lëndë të reja, ndërsa janë përfunduar 3903 lëndë.

Tutje, ajo ka thënë se deri në prill numri i lëndëve të pazgjidhura në Gjykatën Themelore të Prishtinës pa degë është mbi 66 mijë lëndë.

“Prej tyre, 11.397 janë Penale të Përgjithshme,110 në Departamentin Special, 1586 në Krime të Rënda, 553 lëndë në Departamentin për të Mitur, 36.664 dosje në lëmin civile, 7301 në procedurën administrative dhe 6720 lëndë në kundërvajtje”, ka theksuar ajo.

Shabani – Rama tha se sfidë mbetet numri i madh i lëndëve dhe numri i vogël i gjyqtarëve.

“Për ne sfidë mbetet numri i madh i lëndëve dhe numri i vogël i gjyqtarëve, megjithatë presim që këtë vit të kemi përmirësime, duke u nisur nga fakti se kemi 15 gjyqtarë të rinj, të cilët i janë shtuar kësaj gjykate”, ka thënë ajo.

Ndryshe, Qendra për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Regjional (CLARD) dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), në bashkëpunim me kryetaren e Gjykatës Themelore të Prishtinës, znj. Albina Shabani – Rama, ka organizuar takimin me media për të prezantuar raportin tremujor të punës së Gjykatës Themelore të Prishtinë.

Ky aktivitet është implementuar nga organizata CLARD në bashkëpunim me IKD dhe në mbështetje të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, Departamentit të Shtetit Amerikan Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit INL.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika