Autoriteti Kosovar i Konkurrencës 11 muaj jofunksional

Po bëhet  një vit qysh Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (AKK), nuk ka marrë asnjë vendim, përshkak të mos emërtimit të Komisionit. Mungesa e tij ka dëmtuar bizneset ku nga vakumi që ka pasur në këtë institucion është prishur konkurrenca të bizneset

Që nga 8 qershori i vitit të kaluar Autoriteti Kosovar i Konkurrencës është jofunksional. kjo pasi, AKK, nga viti i kaluar është pa bord.

E sipas ligjit, për AKK-ën që nga dita kur bordit  i skadon mandati, deri tek emërimi i një bordi të ri, nuk ka drejtë të mirret asnjë vendim.

Madje, në kohën kur çmimet e çdo sektori kishin filluar të ngritën, ndërhyrjen e këtij autoriteti e bëri të pamundur mos emërimi i komisionit me mandat të plotë.

Qeveria ka propozuar disa persona për të marrë drejtimin e këtij institucioni, porse ende nuk ka ndodhur.

Ndërkohë, ish kryetari i AKK-së, Valon Prestreshi , ka thënë se, emrat e propozuar nga Kryeministri bien ndesh me ligjin.

“Lista apo emrat e propozuar për anëtar të Bordit të AKK-së nga Qeveria e Kosovës dhe tërheqja e tyre janë emra të cilët kanë rënë në ndesh me ligjin, sepse sipas ligjit do të thotë se nuk ke të drejtë të jesh anëtar i ndonjë firme dhe as aksionar. Ndërsa, disa prej personave të propozuar kanë qenë pronar të disa firmave” ka thënë, Valon Prestreshi, ish drejtor i bordit të AKK-së.

Valon Prestreshi, ish drejtor i bordit të AKK-së

Kurse, për periudhën kur ky institucion është jofunksional, në adresë të Odës së Afarizmit të Kosovës kanë ardhur shumë ankesa nga bizneset për prishje të konkurrencës.

“Ka pasur ankesa në drejtim të Odes dhe ne kemi kërkuar që të takohem me drejtuesit të AKK-së, sepse ka pasur rritje të çmimeve shumë shpejtë, që ka dëmtuar drejtpërdrejt bizneset dhe gjithashtu edhe për dëmtim të konkurrencës mirëpo edhe kur bordi ka qenë me mandat reagimi i tyre ka qenë shumë i ngathët dhe nuk ka qenë funksional që të ndërhyjë në mos prishjen e tregut”, ka theksuar Skender Krasniqi, nga Oda Afarizmit të Kosovës.

Skender Krasniqi, nga Oda Afarizmit të Kosovës

RTV Dukagjini, ka kërkuar sqarime nga Qeveria e Kosovës për këtë çështje, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Rreth një muaj më parë qeveria i kishte dërguar në komisionin parlamentar për ekonomi emrat e propozuar, por të njëjtit janë tërhequr nga vet ky institucion.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika