Policia kufitare ndalon katër sirianë ilegalë

Policia e Kosovës njofton se gjatë ditës së sotme ka parandaluar një rast ‘kontrabanda me mallra’ dhe një rast ‘kontrabanda me emigrantë’

Policia e Kosovës, ka njoftuar se të premtën rreth orës 16, në komunën e Hanit të Elezit gjatë një kontrolli në një kamion janë hasur katër shtetas të huaj të ardhur nga Siria.

“Gjatë kontrollit në rimorkio të kamionit janë hasur katër shtetas meshkuj sirian. Dyshohet se sirianët në Turqi ka prerë një pjesë të mbulojës së rimorkios dhe janë futur aty. Rasti është duke u trajtuar nga drejtoria përkatëse e PK-së në koordinim me prokurorin kujdestar”, thuhet tutje në njoftim.

Kontrabandë me mallra

Policia bën të ditur se rreth orës 15:30, patrullat policore të Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit-Zhegër, kanë identifikuar një kamion i cili dyshohet se nga Maqedonia ishte futur në Kosovë në mënyrë ilegale.

“Në kamion kishte uji ‘zem-zem’ dhe mallra tjera të kontrabanduar. Kamioni drejtohej nga i dyshuari 29 vjeçar, mashkull kosovar. Kamioni me mall i është dorëzuar Doganës së Kosovës për procedura doganore”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika