Gërvalla pas takimit me Radman: Biseduam për perspektivën evropiane të Kosovës, për aplikimin për anëtarësim në BE

Gërvalla e ka falënderuar Radman për përkrahjen në disa fusha të cilat Kroacia ia ka dhënë Kosovës në vazhdimësi

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, në një konferencë të përbashkët me homolgoun e saj nga Kroacia, Gordan Grlic Radman, ka thënë se gjatë takimit kanë diskutuar për perspektivën evropiane të Kosovës, për aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian, i cili në ndërkohë, sipas saj, ka filluar të marrë formë.

Gërvalla e ka falënderuar Radman për përkrahjen në disa fusha të cilat Kroacia ia ka dhënë Kosovës në vazhdimësi, duke vënë në pah, sidomos, këmbënguljen me të cilën Kroacia në çdo forum ndërkombëtar vë në pah njohjen e Kosovës si kontributin kryesor për paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Nuk është hera e parë që takohemi, ai e ka vizituar Kosovën që në pranverën e vitit 2021, atëherë kemi pasur rastin të bisedojmë gjerë e gjatë rreth bashkëpunimit tonë. Falënderova për përkrahjen e jashtëzakonshme që Kroacia ka dhënë në çdo forum ndërkombëtar, në çdo bisedë me partnerë ndërkombëtare për liberalizimin e vizave dhe të dy u pajtuam që është një proces që ka zgjatur padrejtësisht shumë. Pos kësaj e urova atë për sukseset në politikën e jashtme, hyrjen në zonën Schengen dhe në zonën e Euros”.

“Po ashtu, e falënderova për mbështetjen që Kroacia i ka dhënë Kosovës që nga dita e parë e aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Biseduam për perspektivën evropiane të Kosovës, për aplikimin për anëtarësim në BE, i cili në ndërkohë ka filluar të marrë formë. E falënderova për bashkëpunimin bilateral intensiv. Biseduam edhe për konsultimet politike që do t’i kemi pas disa javësh dhe disa prej temave të cilat do t’i diskutojmë. Nga kjo konferencë së bashku do të shkojmë në Janjevë, ku me kroatët e Janjevës do të festojmë këtë ditë duke shikuar edhe mundësitë e një bashkëpunimi më të mirë me atë komunitet”, ka thënë ajo.

 

 

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika