Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) është shpallur fajtor nga juria federale në New York për abuzim seksual të ish-kolumnistes Jean Carroll.
Një juri federale në Manhattan zbuloi se Donald Trump abuzoi seksualisht me E. Jean Carroll, në dhomën e veshjes së një dyqani luksoz në pranverën e vitit 1996 dhe i dha asaj 5 milionë dollarë për shpifje.
Juria ka arritur verdiktin të martën mbi padinë ku akuzohej Trumpi për përdhunimin e Carroll në vitin 1996. Një juri prej tri grave dhe gjashtë burrave u bind nga dëshmia e Carroll gjatë tre ditëve në tribunë, ndërsa ajo përshkruante sulmin seksual në dhomën e zhveshjes së një dyqani në Nju Jork në vitin 1996.
CNN raporton se Carroll pretendoi se Trump e përdhunoi atë në dyqanin “Bergdorf Goodman”.
Ish-presidenti e quajti në mënyrë të përsëritur Carroll një gënjeshtare, përfshirë pas ditës së parë të dëshmisë së saj, kur ai postoi në faqen e tij të mediave sociale, “Truth Social”, duke i quajtur akuzat e saj një “mashtrim i sajuar”, shkruan “The Guardian“.
Trump mund të duhet të paguajë më shumë dëmshpërblim sesa 2 milionë dollarë nëse juria konstaton se ai gjithashtu shpifi për Carroll. Shpifja është pretendimi i dytë në padinë e Carroll kundër Trump.
Nga ana tjetër, Trump kishte mohuar akuzat duke shtuar se as që e njihte atë.
Kjo është hera e parë që një president amerikan është shpallur përgjegjës për sulme seksuale, raporton BBC.